Mediu flet pas seancës së Gërdecit: Jam i pafajshëm, kanë kaluar 10 vite pa asnjë akuzë ndaj meje

Ish-minisri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu pretendon se është i pafajshëm, pasi sipas afatit të parashkrimit, prej 10 vitesh nuk ka pasur asnjë akuzë të ngritur nga drejtësia ndaj tij.

Në përfundim të seancës së sotme në Gjykatën e Posaçme, Mediu kundërshtoi edhe praninë e dëshmitarëve, një pjesë e madhe e të cilëve kanë qenë punonjës në fabrikën e demontimit në të municioneve në Gërdec.

”Për mua për 10 vjet nuk ka pasur asnjë akuzë, për më tepër që kam qenë këtu, nuk i jam shmangur drejtësisë, për një që pezumohet i pafajshëm, pse mos të vlerësohet afati i parashkrimit.

Injorohen dëshmitarët që janë relevant, dhe lejohen disa njerës që kanë punuar në Gërdec. SHBA që na bënë ne anëtarë të NATO-s, bazohen në një ligj të veçantë.

Ministri i Mbrojtjes nuk ka pasur në asnjë moment të vetëm që të jetë njoftuar që ka problem me Gërdecin. Nuk ka asnjë moment që të jetë kontestuar gojarisht”, tha Mediu.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT