FOTO/ Ky është Kryekomisari i arrestuar në Korçë për trafik droge

Personi në foto është Stilian Pasho, kryekomisari me detyrë Shef i Sektorit të Shërbimeve të Kufirit në Drejtorine Vendore te Kufirit dhe Migracionit Korçë, i cili u arrestua nga AMP, pasi dyshohet se është përfshirë në trafik droge.

Nga hetimet rezulton se kryekomisari ka shoqëruar shtetasin Lorenco Lika për të kaluar mjetin tip “Passat” nga Kapshtica drejt kufirit grek, duke e kaluar edhe vetë kufirin dhe më pas është kthyer në doganë.

Në disa raste, ky punonjës policie ka lëvizur disa herë me mjetin e shtetasit të arrestuar nga policia greke dhe një shtetas tjetër, fakt i provuar edhe nga sistemi Tims dhe kamerat e sigurisë. Nga deklarimet e punonjësve të P.K.K Kapshticë rezulton se ata kanë pranuar se kanë qenë nën presion nga kryekomisari për të mos kontrolluar këtë mjet.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT