“Provokim ndaj serbëve për t’i bombarduar”, qëndrimi i fortë i Kissinger kundër shqiptarëve

Nga Enver Robelli

Henry Kissingerit vdiq në moshën 100-vjeçare

Biografia e tij është shumëngjyrëshe, përfshirë edhe nuanca të zbehta.

Shqiptarët e Kosovës duhet të jenë të lumtur që më 1998/99 në Ëashington nuk kishte funksion zyrtar Henry Kissinger, por Madeleine Albright si ministre e Jashtme.

Atëbotë Kissinger e pati quajtur Marrëveshjen e Rambouillet “provokim ndaj serbëve” dhe vetëm si shkas për të bombarduar Serbinë.
“Asnjë serb me pak mend në krye nuk do ta nënshkruante Rambouilletin. (…) Ishte një dokument i tmerrshëm diplomatik”, kështu fliste Kissinger.

Sipas tij, “ndoshta” serbët janë sjellë në mënyrë barbare gjatë luftimit “të terrorit të UÇK-së”, por mes tetorit (98) dhe shkurtit (99), shtonte Kissinger, në Kosovë Serbia nuk ka zhvilluar luftë “për spastrim etnik”, “80 për qind e prishjes së armëpushimeve janë kryer nga UÇK-ja”.

Kissinger ishte padyshim diplomat i shekullit, por jo përherë në anën e drejtë të historisë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT