Çfarë vjen pas zjarrit dhe tymit? Plani që po thurin Berisha dhe Bardhi për protestat e opozitës

Grupimi i deputetëve mbështetës të Gazment Bardhit dhe Sali Berishës kanë gati dhe skenarin e aksionit në seancën e radhës në kuvend.
Për seancën e buxhetit demokratët paralajmëruan të tjera shfaqje për të cilat thonë se i kanë sekret. Sa i përket ndjekjes penale për zjarrin në kuvend, si Bardhi dhe Berisha theksojnë se presioni nuk do t’i ndalë. Pas zjarrit dhe tymit në kuvendin e së hënës, opozita është rimbledhur për të vendosur aksionin për seancën e 7 dhjetorit kur miratohet buxheti i vitit të ardhshëm.
Grupimi Berisha-Bardhi, për rreth dy orë zhvilloi diskutime mbi strategjinë, por që ish-kryeministri vendosi ta mbajë sërish sekret.
”Nëse ne e themi skenarin sot, armiku ynë merr kundramasa”, tha Berisha.
Kërkesa e ministrit të Brendshëm Taulant Balla, për të ndjekur Penalisht Flamur Nokën, nuk kanë sjellë ndikim te demokratët
”As na shqetëson, as nuk na trembin” tha Bardhi.
Ashtu si Bardhi edhe Berisha në konferencë për mediet u shpreh I bindur për protestën në Kuvend
”Protesta vazhdon siç e keni parë në Parlament’‘, tha Berisha.
Tashmë degët e demokratëve po ashqyrtojnë mundësinë e aksionit dhe jashtë seancës, por për mosbindjen Berisha nuk ka afat. Të unifikuar, dy grupimet demokrate do t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese për marrëveshjen e emigrantëve me Italinë. Ndërkohë takimet Bardhi-Berisha do të vijojnë edhe të mërkurën.