Zjarr e tym në sallën e Kuvendit/ Përjashtohen me 10 ditë deputetët e opozitës, mes tyre Berisha (EMRAT)

Sali Berisha dhe 5 deputetë të opozitës janë përjashtuar për 10 ditë nga Kuvendi, pas trazirave në seancën e fundit parlamentare.

Përjashtimi i deputetëve të opozitës ka ardhur pas kërkesës së Partisë Socialiste, lidhur me situatën e krijuar në seancën e shkuar plenare, ku këta deputetë ndezën tymuese e po ashtu tentuan të ndiznin zjarr brenda sallës ku do mbahej seanca.

Bashkë me Berishën, janë përjashtuar po ashtu Gazment Bardhi, Edi Paloka, Flamur Noka, Albana Vokshi dhe Elda Hoti.

Pavarësisht këtij vendimi, pritet që opozita të vazhdojë ksenat e kaosit, gjë e paralajmëruar si nga grupimi i Berishës, ashtu edhe nga ai i Gazment Bardhit.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT