“Na thyet duart nga karriget”/ Deputeti i PD ‘shpërthen’ keq ndaj Gardës së Republikës

Ende pa nisur mire seanca plenare për miratimin e buxhetit të vitit 2024, në sallën e senacës plenare në Kuvend ka patur tensione mes Gardës së Republikës dhe deputetëve të opozitës.

Bëhet me dije se deputetët e opozitës kanë  bllokuar foltoren me një grumbull të madh karrigesh ndërkohë që numri i gardistëve është shumë i lartë.

Në një situatë të tillë nuk ka munguar edhe përplasja fizike mes deputetëve të opozitës dhe Gardës së Republikës.

Deputeti i Partisë Demokratike, Bledion Nallbati shpërtheu në ofendime ndaj tyre.

“Na thyet duart me karriget”– dëgjohet të thotë ai.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT