Rama futet në Kuvend, dëgjohen shpërthime dhe ndizen tymuese nga deputetët e PD

Ka nisur në orën 10:00 të kësaj të enjteje senaca plenare për miratimin nen për nen të buxhetit të vitit 2024 në Kuvendin e Shqipërisë.
Nga pamjet e transmetuara drejtëpërdrejtë në media shihet se i pranishëm në këtë seancë është edhe kryeministri Edi Rama.
As kjo seancë, e cila ishte e rëndësishme nuk ka shpëtuar pa kaos nga deputetët e Partisë Demokratike, teksa janë dëgjuar shpërthime shashkash.
Nga ana tjetër, deputetët kanë ndezur edhe tymuese duke ndjekur kështu skenarin e prishjes së seancës plenare siç kanë bërë edhe javët e kaluara.