Pas pezullimit nga detyra, Granit Gjana dorëhiqet si prefekt i Kukësit: Do përballem me drejtësinë si qytetar i lirë

Pas daljes nga ambientet e SPAK ish-zv.kryetari i bashkisë Kukës Granit Gjana ka zgjedhur të mos flas për mediat.
Bëhet me dije nga burimet për media se ky i fundit do të njihet me masën e sigurisë pasi është nën hetim për abuzim me tenderat.
Pezullimi i tij nga detyra si Prefekt i Kukësit u njoftua ditën e Mërkurë, pasi ai akuzohet për “shkelje të barazisë në tendera”. Mësohet se ishte ai që dha dorëheqje nga posti pranë ministrit të Brendshëm Taulant Balla.
“Kam dhënë dorëheqjen si prefekt i kukesit për t’u perballur si qytetar i lirë me drejtësinë.”- ka thënë Gjana.
Sipas Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Gjana në cilësinë e zv/kryetarit të bashkisë, por me kompetencat e deleguara si titullar i Autoritetit Kontraktor Bashkia Kukës, ka konsumuar elementë të veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”.