Miratohet mes shpërthimeve dhe tymueseve buxheti i 2024, mbyllet seanca pas 8 minutash

Është miratuar këtë të enjte buxheti i vitit 2024 në Kuvendin e Shqipërisë mes shpërthimeve të shashkave dhe tymueseve të ndezuara nga deputetët e Partisë Demokratike.
Siç bëhet me dije nga mediat buxheti ka kaluar nën “tym” me 74 vota pro, teksa kjo seancë në kushte të jashtëzakonshme ka zgjatur vetëm 8 miuta.
Vlen të theksohet se është miratuar nen për nen edhe paketa fiskale gjithashtu
I pranishëm ditën e sotme ka qenë edhe kryeministri Edi Rama, ndërkohë që numri i gardistëve në sallë ka qenë i shumëfishuar.