“Nga viti 2024, jo më pensione me zarf”/ Rama zbulon propozimin: Bankat nuk duhet të marrin komisione

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Kongresi i Partisë Socialiste se prej vitit 2024, pensionet nuk do të shpërndahen më në zarf.
Rama tha se është turp që pensionet shpërndahen në këtë mënyrë, teksa shtoi se nga viti i ardhshëm, të moshuarit do të pajisen me një kartë, me të cilën do të mundn të tërheqin paratë e pensionit nga një llogari bankare.
Nga ana tjetër, kryeministri tha se i ka propozuar ministrit të Financave, Ervin Mete, që bankat të mos fitojnë para përmes komisioneve.
“Sistemi i fiskalizimi ka nevojë për monitorim. Kur shkoni për të pirë kafe rrallë herë ju jepet kupon. E dini shumë mirë se një pjesë transaksioneve shmangen, por nuk do të shmangen më. Të gjitha këto janë luftë kundër korrupsionit.
Pensionistët nuk na kanë borxhe, por ne ua keminjë borxh. Një tjetër turp i PS, pensionistët marrin pensionet me zarf. Dhe lindin grupet e organizuara që mernin pjesën e tyre nga çdo zarf pensionisti. Pastaj janë zarfet shkojnë me korrierë, paguhen pafund korrierë.
Në 2024, ne pensionistëve do t’u japim kartën e tyre dhe do ta fillojmë tani projektin pilot. Pensioni i tyre do të jetë në bankë dhe nuk do t’ua prekë paratë askush. Këtë do ta shtrijmë për të gjithë. Do të na mërziten bankat, se nuk do të marrin më komision. I kam kërkuar Ministrisë së Financave që qeveria duhet të dalë me një propozim, që bankat nuk duhet t’i lëmë të fitojnë. Janë bërë për të fituar, por duhet të lënë dhe të tjerët do të fitojnë”, tha Rama.