“Ka llogari të hapura me drejtësinë greke”/ Ja përse nuk ekstradohet Laert Haxhiu

Ekstradimi i Laert Haxhiut duket se është kthyer në kryefjalë edhe në Greqi, teksa gazetari i njohur Vasilis Xito, i ka kushtuar sot një artikull.
Veç fakteve të njohura për publikun shqiptar, si krimet për të cilat akuzohet Haxhiu dhe mënyra e kapjes së tij, gazetari grek hedh dritë edhe mbi disa rrethana të reja. Ndër te tjera, gazetari zbulon edhe arsyen pse drejtësia greke nuk pranon ekstradimin e “kokës” së bandës së Lushnjës në Shqipëri.
“Në Burgjet e Janinës ra kambana për 32-vjeçarin Laert, dhe më pas është transferuar në Koridhalos. Ai ka njoftuar zyrtarisht organet e drejtësisë greke se Aldo Bare po paguan gjithçka për ta vrarë, ndërsa nuk ngurron të përmendë se mes tyre ka një hakmarrje që pikon plumba, gjak dhe urrejtje të pashuar.
Shqiptari ndodhet nën statusin e mbrojtjes, ndërsa ka llogari të hapura me organet greke, pasi emri i tij është i përfshirë në dy vrasje të bashkatdhetarëve të tij, të kryera në afërsi të sheshit Karaiskaki. Hetimi për këto ‘kontrata’ është edhe arsyeja pse ai nuk është ekstraduar në Shqipëri, ndonëse është arrestuar që në majin e kaluar, duke u ndjekur me “identitet grek” në Janinë. Mafiozi Aldo Bare ofron shumën e tepruar prej 1.000.000 eurosh për “kokën” e shqiptarit, pasi Laert Haxhiu në qytetin e tyre, Lushnje, në Shqipërinë qendrore, në vitin 2017 vrau dy nipat e tij në një kafene”- shkruan gazetari.