Të veshur vetëm me të brendshme, publikohet videoja se si dorëzohen ushtarët e Hamasit tek ushtria izraelite

Të shtunën në mëngjes (9 Dhjetor) u publikuan pamjet nga Rripi verior i Gazës, ku shfaqej një zyrtar i Hamasit duke vendosur ngadalë një pushkë në tokë ndërsa dhjetëra palestinezë u dorëzuan në trupat e IDF.
Sipas Times of Israel, në fillim të javës u qarkulluan imazhe në mediat sociale që tregonin dhjetëra burra të arrestuar nga IDF.
Zëdhënësi i ushtrisë tha më vonë se të gjithë në zonë po merreshin në pyetje dhe ishin dorëzuar pas luftimeve.
Zyrtarët ushtarakë thanë se operativët e Hamasit po i dorëzohen gjithnjë e më shumë IDF-së në pjesë të tjera të Gazës në mes të luftimeve.
Në pamjet e publikuara, anëtarët e Hamasit shihen radhazi, teksa dorëzohen dhe vendosin armët vetëm të veshur me të brendshme, me sa duket për t’u siguruar që nuk kanë veshur jelekë vetëvrasës me mjet shpërthyes.