“Në qeli u gjet një batanije e grisur”/ Naim Murseli ka tentuar të vetëvritet në qeli? Flet gazetari

Kanë kaluar thuajse dy javë nga vrasja e Liridona Ademajt por ende kjo ngjarje vijon të mbetet në vëmendje të publikut dhe çdo ditë ka detaje e zhvillime të reja.

Kanë qarkulluar shumë lajme së fundi, duke aluduar se Naim Murseli ishte sulmuar në burg, apo edhe që kishte tentuar vetëvrasje.

Gazetari Muharreme Kafexhiu ka deklaruar në “Shqipëria LIVE”, se këto janë lajme të reme. Sipas tij, disa të burgosur kanë tentuar të sulmojnë Granit Plavën, personin që dyshohet se ëhstë vrasësi i Liridonës.

“Kanë qenë disa persona që kanë tentuar të sulmojnë Granit Plavën, por më pas kanë ndërhyrë gardianët dhe nuk ka ndodhur asnjë sulm. Personat e arrestuar për këtë rast janë të izoluar të gjithë, nuk kanë komunikuar me njëri-tjetrin aspak.

Në qelinë e Plavës është gjetur një batanije e grisur, por nuk ka pasur tentativë për vetëvrasje nga asnjë perj të arrestuarve. Sa i përket gjakmarrjes mes dy familjeve, policia po bën patrulla në shtëpitë e të dyja familjeve. Familja Ademaj është shprehur se presin që të bëhet drejtësi nga institucionet. Asnjë nga familjarët nuk ka pranuar të thotë gjë për kërcënimet në familjen Murseli. Të dyja zonat janë zona rurale, ku hakmarrja është aktive.” -tha gazetari.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT