SPAK kërkoi arrestimin/ Reagon Sali Berisha: Jam dakord 100%, e votoj që nesër…

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguarnë lidhje me kërkesën e bërë nga SPAK në Kuvend, për arrestimin e tij.

Në një deklaratë për mediat, Berisha u shpreh se ai nuk ka pranuar ta zbatojë masën e sigurisë të mëparshme, “detyrim paraqitje”, pasi sipas tij, ëhstë shkelje ligji.  Berisha shtoi se sa i përket heqjes së imunitetit, ai ëhstë i gatshëm pasi vetë e ka bërë një kerkesë të tillë në vitin 2012.

“Në vitin 2012, Sali Berisha ka dërguar në Parlament abrogimin nga Kushtetuta të çdo lloj mbrojtje të deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë dhe ky amendament është kundërshtuar në mënyrë të prerë nga Edi Rama dhe është lejuar vetëm hetimi i deputetëve. Unë kam deklaruar para jush se jam i gatshëm ta miratoj edhe vetë. Nëse unë nuk kam pranuar urdhrin e Gjykatës dhe SKAP-it nuk kam pranuar se është shkelje e Kushtetutës. Unë kam refuzuar të zbatoj një urdhër antikushtetues nga një gjykatës e shkarkuar nga unë në vitin 1996 dhe që e fsheh këtë fakt. Sa i përket konsistencës sime ndaj propozimit të vitit 2012, ajo qëndron plotësisht. Unë jam që deputetët të mos kenë asnjë lloj dallimi nga qytetarët në Kushtetutë dhe unë do ta lexoj shkresën më me hollësi dhe jam 100% dakord. Nuk duhet të ketë për deputetët mbrojtje. Kam mbrojtur Parlamentin, nuk kam mbrojtur Sali Berishën. E votoj që nesër nuk kam asnjë kundërshtim.”– tha Berisha.

SPAK kërkoi nga Kuvendi heqjen e imunitetit për Berishën, pasi për ish-kryeminsitrin do të vendoset një masë e re sigurise, ajo e “arrestit të shtëpsië”.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT