Aleksandër Biberaj: Kjo është situata më e rëndë që ka kaluar PD që nga themelimi, është katandisur në prona private personale

Ish-deputeti i Partisë Demokratike dhe anëtar kryesie te Rithemelimi i Berishes, Aleksandër Biberaj foli për situatën ku gjendet sot PD.
Biberaj u shpreh se kjo është situata më rëndë që ka kaluar Partia Demokratike që nga themelimi i saj.
”Fatkeqësisht është situata më e rëndë që ka kaluar partia Demokratike që nga themelimi.
Pra ajo parti që ne themeluam me 12 dhjetor të vitit 1990 pasi filloi protesta studentore e 8 dhjetorit është katandisur sot në disa fraksione ku të gjithë mendojnë vetëm për karriget e tyre dhe askush nuk mendon për demokratët.
Aq më tepër që mungesa e opozitës unë them që tashmë ka kohë që i takon cështjeve të karakterit kombëtar, sepse është cënuar demokracia në Shqipëri.
Partia po katandiset në feude personale, në prona private personale’’, tha ndër të tjera Biberaj në Ora News.