Pas 10 orësh në SPAK, ish-ministri Beqaj: Seancë pyetjesh me OPGJ-në

Ish-ministri i Shëndetësisë Ilri Beqaj ka dalë nga SPAK.

Bëjmë me dije se Beqaj qëndroi prej rreth 10 orësh brenda ambienteve të SPAK, teksa ai është paraqitur  mëngjesin e sotëm në ambientet e prokurorisë së Posaçme që prej orës 09:00.

Kujtojmë se Beqaj është marrë në pyetje si person që ka dijeni mbi koncesionin e sterilizimit.

“Sic e dini që nga data 20 nëndor jam një person në hetim për sterilizimin. Patëm një seance pytjesh me OPGJ. Kryesisht për ato gjëra që jam pyetur më parë. Bashkë me avokatin kërkuam që të behen dhe disa veprime hetimore shtesë… për kohën kur unë nuk kam qenë ministër“, tha ndër të tjera Beqaj.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT