Marrëveshja për refugjatët/ Meloni flet në Parlament: Më vjen keq, sulmet erdhën pikërisht nga italianët

Kryeministrja Giorgia Meloni ka përmenduar ditën e sotme marrëveshjen me Shqipërinë për emigrantët teksa ishteduke folur sot në Parlamentin italian.

Meloni u shpreh ndër të tjera se zërat kundër marrëveshjes janë të papranueshme  ndërsa shprehu keqardhje më të madhe, pikërisht sepse sipas saj këto zëra kritikë kanë ardhur nga Italia.

“Është për të ardhur keq që shumë nga zërat mospërputhës erdhën nga Italia, ku Rama u sulmua nga shumë anë se kishte ndihmuar Italinë. Është për të ardhur keq dhe për t’u habitur që ka pasur frikësime deri për një përjashtim të kryeministrit shqiptar nga PSE, me sa duket për disa italianë të majtë është mëkat të ndihmosh Italinë .

Ka një dialog të vazhdueshëm me Komisionin e BE-së për marrëveshjen për të vërtetuar përkushtimin për respektim të plotë me të drejtën e BE-së, kombëtare dhe ndërkombëtare”.i tha Meloni.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT