Meta “braktis” Berishën në periudhën më të vështirë? Ish-kryeministri tregon si i ka marrëdhëniet me “aleatin”

Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbajtur një konferencë për mediat ditë ne sotme, ku ka folur në lidhje me zhvillimet e fundit në kampin opozitar, por edhe për kërkesën e SPAK për arrestimi ne tij.

Megjithatë, Berisha u ndal edhe tek marrëdhëniet me Partinë e Lirisë dhe aleatin e tij, Ilir Meta, ku është aluduarn jë ftohje. Berisha u shpreh se nuk janë ftohur por vazhdojnë të veprojnë në sintoni.

“Pra, lidhur me Partinë e Lirisë, të gjitha janë përndjekje politike e opozitës nga Edi Rama. Sesi mund ti kontrollohet korrespondenca një deputeti pa leje nga parlamenti është shkelje Kushtetutës.

Duhet t’i marrin leje parlamentit, sikundër nuk i morën heqjen e lejes së lirisë për të udhëtuar jashtë vendit në kundërshtim me Kushtetutën. Opozita do të qëndrojë, nuk ka ftohje, jemi në sintoni me të dhe partitë e tjera politike të opozitës”, deklaroi ai.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT