VIDEO/ Flamur Noka dhunon punonjësit e Gardës, e tërheq me forcë prej qafe

Ka degraduar në dhunë fizike përplasja mes deputëtëve të opozitës dhe punonjësve të Gardës, para Parlamentit.

Pasi nuk janë lejuar të hynë për shka të përjashtimit deputëtë janë grumbulluar para derës, aty ku gardistët kishin krijuar një gardh për të bllokuar hyrjen.

Megjithatë, në një moment, shihet se si  Flamur Noka ka dhunuar një prej punonjësve të Gardës.

Në një moment, Noka tërheq me forcë një prej punonjësve. Në këtë video shihet se si e tërheq për qafe dhe xhakete me qëllim që të hapë kordonin e krijuar nga Garda që i pengon të futen brenda. Në ndihmë i ka shkuar edhe deputeti Lefter Gështenja, Xhelal Mziu dhe Edi Paloka.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT