“Hyjnë nga kjo deriçkë”/ Berisha tregon dritaren nga u futën në Kuvend deputetët e PS-së: Vrima e miut

Deputetët e PS-së nuk janë lejuar të hyjnë brenda sallës së Kuvendit nga ligjvënësit e opozitës pasi këtyre të fundit iu bllokua dera nga Garda.

Sipas Berishës, mazhoranca ka gjetur një rrugë alternative për të hyrë brenda nga një dritare.

Ai u shpreh se deputetët e PS hynë në Parlamet nga vrima e miut, teksa bëri paralelizëm me futjen në Kryesi ligjvënësve opozitarë disa javë më parë nga dritarja.

“Këtu u katandis parlamenti, deputetët hyjnë nga kjo deriçkë, dritare, e cila përfaqëson vrimën e miut. Ky është fundi i Parlamentit, i narko regjimit të Ramës. Dritarja nuk është vrima e miut por dera e burrit. Ai që hyn nga dritarja është dera e tarzanit, është tarzan, mos i krahasoni gjërat”, tha Berisha.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT