“Turp”/ Seanca zgjat vetëm 5 minuta, PS voton përjashtimin e deputetëve 30-60 ditë kur prishin seancën(VIDEO)

Pavarësisht se Garda e Republikës nuk lejoi pjesën më të madhe të deputetëve të opozitës të hyjnë në Parlament, një pjesë e tyre ia kanë dalë të futen dhe të hedhin tymuese.
Ndërkohë që deputetët opozitar përplasin tavolinat, kryeparlamentarja Lindita Nikolla, nisi normalisht seancën duke lexuar nismat ligjore që pritet të miratohen.
Pas nisjes së seancës, është miratuar rregullorja e re për përjashtimin e me 30 deri në 60 ditë të deputetëve që prishin seancat plenare. Pasi miratoi nen për nen këtë rregullore dhe rendin e ditës, kryeparlamentarja deklaroi mbylljen e seancës.
Ndërkohë, deputetët opozitarë vijonin me protestën ne salle, me tymuese dhe thirrje: “turp turp.”