Rama: Me Mitsotakis s’kemi asgjë personale, biseda me të…

Në konferencën për shtyp me gazetarët ditën e sotme, kreu i qeverisë, Edi Rama, foli edhe për marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Po ashtu nuk mungoi edhe një koment për raportet që ka ai me homologun Kyriakos Mitsotakis.

Kryeministri shqiptar hodhi poshtë zërat e një tensionimi të mundshëm të marrëdhënies së tij me Mitsotakis.

Rama shtoi se ka një marrëdhënie respekti dhe të hapur me të dhe se çështjet që i ndajnë duhet të trajtohen me elegancë.

“Kemi një raport miqësor, marrëdhënie respekti, e hapur dhe unë për veten time dhe falë edhe gjithë kësaj eksperiencë dhe falë edhe eksperiencës me liderët e BE e kamë mësuar se ka një rrugë për t’i trajtuar mosmarrëveshjet me të gjithë elegancën e sjelljes njerëzore.

Sa më elegante të jetë trajtimi i mosmarrëveshjes mes njerëzve, aq më larg jemi nga zoologjia. Sa më shumë i kthejmë mosmarrëveshjet në arsye për t’u kacafytur, aq më pranë zoologjisë shkojmë. Një nga dhuratat e mëdha të kësaj historie politike, është që më ka ndihmuar t’i largohem zoologjisë.

Me Mitsotakis, s’kemi asgjë personale, përkundrazi biseda e djeshme ka qenë bisedë miqësore, por kjo nuk është arsye për të kaluar nga kufijtë e një problemi që duhet trajtuar tek të gjithë horizonti i marrëdhënieve dhe për të e hedhur në erë të gjithë marrëdhënien” tha Rama.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT