“Rithemelimi” thërret protesta pas kërkesës së SPAK për arrestimin e Berishës

Grupi i Rithemelimit do të thërrasë qytetarët në protestë ditën e hënë dhe të enjten. Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të Kryesisë.

Bëhet e ditur, kreu Sali Berisha ka thirrur një mbledhje urgjente me krerët e Degëve të Tiranës për të diskutuar për protestat.

Ndërkohë, sjellim në vëmendje se ditën e hënë do të mblidhet Këshilli i Mandateve ku do të shqyrtohet kërkesa e SPAK për t’i hequr imunitetin Sali Berishës.

Ndërsa e enjtja shënon edhe seancën e fundit në Kuvend për këtë sesion parlamentar.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT