Sot në kërkim për tentativë vrasjeje/ Grabitja që çoi në burg Andrea Bregasin, si vodhi 5 mln lekë ar

Andrea Bregasi është autori i atentatit të ndodhur mëngjesin e djeshëm në Don Bosko, kundër Rudolf Zefit.
Bregasi kishte pak kohë që kishte dalë nga burgu, pasi ishte dënuar për një grabitje me armë. Kjo grabitje ka ndodhur gushtin e vitit 2014, ku 32-vjeçari së bashku me një person tjetër, grabitën një argjendari në zonën e Selvisë në Tiranë.
Të maskuar me skafandër, Bregasi dhe shoku i tij arritën të merrnin 5 milionë lekë ar, ndërsa plagosën pronaren e këtij biznesi duke e qëlluar me tytën e armës në kokë.
Në seancat gjyësore të asaj kohë, Bregasi mohonte akuzat, teksa edhe babai i tij i dilte në mbrojtje, duke thënë se ai është i pafajshëm dhe ishte dorëzuar sepse kërkonte drejtësi.