“Garantoj se situata është nën kontroll”/ Vrasja brenda burgut të Peqinit, Manja deklaratë për mediat

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka mbajtur mbrëmjen e sotme një deklaratë për mediat lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në burgun e Peqinit.

Gjatë fjalës së tij para mediave Manja u ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimës teksa ka garantuar të gjithë familjarët e tjerë të të burgosurve në këtë burg se situate është nën kontroll.

“Dua të ngushëlloj familjarët e viktimës, i uroj shërim të shpejtë të lënduarit tjetër. Garantoj familjarët e të dënuarve në të gjithë Shqipërinë që situata e rendit është në kontroll. Autori është një i dënuar me burgim të përjetshëm.

Po vuante dënimin në këtë burg, dhe pas kryerjes së krimit i është dorëzuar drejtorit të përgjithshëm të burgjeve dhe më pas i është vënë në dispozicion prokurorit të gatshëm. Ngjarja është e rëndë por s’ka pasur cënim të jetës së personelit dhe stafeve civile.”- tha para mediave Manja.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT