Skandal / 18 vjet pa kontroll, ushqimet për kafshë, në treg për konsum

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar aktivitetin e një magazine mielli dhe ushqimi për blegtorinë në Fushë-Krujë.
Brenda saj u sekuestruan 141.6 ton produkte të pasigurta.
Bën përshtypje një paragraf nga njoftimi i AKU mbi rastin:
“Sasia e produkteve prej 141.6 ton përbëhej nga 30 ton ushqim për njerëz (10.5 ton miell importi turk, 19.5ton miell vendi) dhe rreth 111.6 ton ushqime për kafshë që përdoren për ushqim për njerëz (33.4 ton krunde/hime, 19.8 ton tërshërë, 19.6 ton sojë, 14.8 ton grurë, 10.3 ton miell misri, 5.7 ton grurë, 5 ton misër dhe 3 ton elb)” – njofton AKU.
Në magazinën e ruajtjes së produktit u evidentua se produktet mbaheshin në ruajtje në kushte të papërshtatshme higjeno-sanitare dhe një pjesë ishte ambalazhuar në thasë 25 kg dhe 50 kg të paetiketuara.
AKU sqaron se “subjekti u kontrollohej për herë të parë, megjithëse operonte prej 18 vjetësh duke ushtruar edhe aktivitetin “Prodhim, përpunim dhe shpërndarje me shumicë e ushqimeve për kafshë” për të cilin nuk dispononte licencën përkatëse (kategoria II.1.A.2) dhe njëkohësisht tregtonte edhe plehra kimike (Ure, DAP, Superfosfat dhe Nitrat)”.
Për shkeljet e konstatuara trupa inspektuese vendosi edhe 3.15 milion lekë gjobë – njoton AKU.