VIDEO: Plagosja me armë zjarri në Shkodër, momenti kur autori i dyshuar largohet me biçikletë

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mëngjesin e së hënës në qytetin e Shkodrës.

Nga pamjet e siguruara nga ABC News, shihet një person i cili dyshohet se fsheh një armë e më pas largohet me biçikletë dhe mund të jetë autori i ngjarjes.

Nga të shtënat me armë, mbeti i plagosur 40-vjeçari Aleksandër Curri, i cili është transportuar në spital.

Në vendngjarja ndodhen forca të shumta policie që kanë rrethuar zonën.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT