“Ishte shndërruar në hotel”/ Përfundojnë në qeli zyrtarët e burgut të Peqinit, çfarë u vendos për Sokol Mjacajn

Gjykata e Elbasanit ka dhënë ditën e sotme (19 dhjetor) masën e sigurisë “arrest me burg” për Sokol Mjacaj i cili vrau me armë zjarri Arben Lleshin dhe plagosi Indrit Shaqjan në ambientet e burgut të Peqinit.
Po kështu gjykata vendosi “arrest me burg” për Kamber Hoxhën me detyrë drejtor i burgut të Peqinit dhe 10 punonjës të këtij burgu. Ndërsa për Vilson Shimën, edhe ky punonjes i burgut është dhënë masa me detyrim paraqitje, pasi ka një femijë të paralizuar.
Nga ana tjetër mbrojtja pretendon se dosja nuk mund të jetë e përbashkët, pra duhet të ndahen përgjegjësitë në varësi të funksionit që punonjësit kanë pasur në IEVP-në e Peqinit. Sipas mbrojtjes disa prej tyre nuk kanë asnje lidhje me vendin ku ka ndodhur ngjarja, pasi shërbejnë në sektore të tjera.
Ndër të tjera ata kanë shtuar se drejtori i burgut ka dërguar prej kohësh shkresa për mos funksionimin e sistemit të monitorimit.
“Burgu i Peqinit ishte shndërruar në hotel. Kishte shumë mangesi në funksionim”, kanë deklaruar ata.