Pse kaq shumë politikanë po flasin për Luftën e Tretë Botërore

Jo shumë kohë më parë, disa amerikanë kishin frikë se një President i papërvojë, Donald Trump, do të fillonte Luftën e Tretë Botërore. Por tani, ai po ofron rikthimin e tij për shmangien e kësaj lufte.

Në një email të kohëve të fundit për mbledhjen e fondeve, Trump ankohej “më thyhet zemra të shoh Joe Biden, presidentin më të paaftë dhe më të dobët në histori, të shkatërrojë vendin tonë ndërsa po e shtyn Amerikën në prag të Luftës së Tretë Botërore”.

Në këto kohë fushate, ai thotë se është i vetmi që do të parandalojë Luftën e III Botërore.

Në mesin e dy luftërave, Rusi – Ukrainë dhe Izrael – Hamas, frikërat e një tjetër konflikti botëror po rriten, dhe Trump është vetëm një mes shumë figurash politike që po e përdorin këtë “gjuhë të errët”.

Brenda e jashtë Shtëpisë së Bardhë, ky spektër i konfliktit global që nuk është parë për gati 80 vjet po rezulton të jetë një mjet i dobishëm retorik, edhe pse sipas historianëve nuk është një krahasim i përshtatshëm për t’u bërë me momentin aktual.

Një sondazh i kryer nga Shoqata Amerikane e Psikologjisë, menjëherë pasi Rusia nisi pushtimin e Ukrainës vitin e kaluar, gati 7 në 10 amerikanë kishin frikë se jemi në fazat fillestare të Luftës së Tretë Botërore, një përshtypje që aleatët e Presidentit rus Vladimir Putin, e kanë inkurajuar.

Shpërthimi i luftës në Lindjen e Mesme duket se poi  ngre sërish ato frikëra. Në një intervistë këtë muaj, senatori demokrat Tim Kaine i Virxhinias tha: Më është dashur t’i përgjigjem një pyetjeje nga njerëzit, e cila nuk më është bërë në 30 vite të jetës time publike: A do të nisë Lufta e Tretë Botërore?

Trump, nuk është i vetmi që po luan me këto frikëra. Sipërmarrësi i bioteknologjisë Vivek Ramasëamy, rivali republikan, më i lidhur me ish-Presidentin, mbajti një tubim “Stop Luftës së Tretë Botërore” në Miami këtë muaj.

“Le të kujtojmë herën e fundit që i kthyem shpinën një lufte me armë zjarri në Europë. Thjesht shpëtuam për disa vjet,” tha ai. “Dhe më pas 500 mijë amerikanë u vranë në Europë për të mposhtur Hitlerin”.

Argumenti nuk kufizohet as te republikanët. Figura të ndryshme të së majtës kanë ngritur frikën e një lufte të tretë botërore në kritikat e tyre për bombardimin e Gazës nga Izraeli. Kur Dr. Cornel Ëest, i cili ka nisur një fushatë të pavarur për President, u pyet nga TIME muajin e kaluar nëse një mandat i dytë i Bidenit ishte i preferueshëm se ai i dytë i Trump, ai u përgjigj: “A është Lufta e Tretë Botërore më e mirë se Lufta e Dytë Civile?”

Vetë Biden e ka zakon t’i referohet më së shumti kësaj gjuhe, duke thënë menjëherë pasi Rusia pushtoi Ukrainën se do përpiqet të shmanget Lufta e III Botërore. Është një mesazh që aid he ndihmësit e tij e kanë përsëritur publikisht që atëherë, edhe pse më rrallë muajt e fundit se sa rivalët e tij. Pak ekspertë mendojnë se shtrëngimi i duarve për Luftën e Tretë Botërore do të thotë se ne jemi në prag të një krize të tillë. Megjithëse ka mosmarrëveshje rreth asaj se çfarë përbën një luftë botërore, ajo përgjithësisht përfshin dy blloqe të mëdha të fuqive të vendeve që luftojnë për dominim, me kombe të shumta nga secila palë që marrin armët kundër njëri-tjetrit.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT