Provokimi/ Organizata ekstremiste greke poston foto nga kalaja e Himarës

Pjesëtarët e një organizate ekstremiste greke dyshohet se kanë hyrë në territorin shqiptar dhe kanë vizituar Himarën gjatë ditëve të fundit.

Fotografia është përhapur në rrjetet sociale fillimisht e postuar nga grupi ekstremist “Ieros loxos” dhe më pas e rispotuar nga faqe patriotike shqiptare të cilat shprehin shqetësimin për praninë e ekstremistëve grekë në Himarë, raporton newsbomb.al.

Në rrjetet sociale shqiptare i bëhet thirrje institucioneve të shtetit shqiptar të reagojnë lidhur me ngjarjen në fjalë.

Në foton e këtij grupi terroristësh grekë që çojnë mesazhe për luftë, racizëm, dhe çlirimin e të ashtuquajturit Vorio-Epir, duken disa djem me fytyra të mbuluara që pozojnë me flamurin grek.

Në postimin e tyre vihen re mbiemrat Kacifas (Kostandin) dhe Guma (Aristotel) dy minoritarë që ekstremistët grekë pretendojnë se janë vrarë për shkak të bindjeve të tyre. /Newsbobm.al

jiluil7yul7yulhjk.jpg

Back to top button
LAJMET E FUNDIT