“Hape derën o djalë, s’ju vjen turp”/ Tensione para Parlamentit, Garda nuk lejon deputetët e opozitës të futen brenda

Është shoqëruar me tensione që në nisje kjo seancë plenare ku pritet të votohet kërkesa e SPAK, për imunitetin e ish-kryeministrit Sali Berisha.
Garda, e pozicionuar në derën e Kuvendit, nuk ka lejuar deputetët e opozitës, edhe ata që nuk janë të përjashtuar që të futen brenda sallës ku do të mbahet seanca plenare.
Kaq ka mjaftuar që të krijohen tensione mes palëve.
“Hape derën o djalë, s’ju vjen turp”- dëgjohen deputetët e opozitës.
Ndërkohë pak më vonë Garda lejoi që të futen deputetët e opozitës, të cilët nuk janë të përjashtuar.
Ndërkohë jashtë ambienteve të Kuvendit, janë mbledhur qytetarët, në protestën e cila pritet të nisë pas pak. Për protestën janë rreth 500 efektivë që kanë rrethuar perimetrin rreth Parlamentit.