“Mundësinë për të drejtuar PD e kam patur gjithmonë”/ Për çfarë e ka fjalën Argita Malltezi: Berisha ka një plan…

Prezente në protestën e sotme të opozitës para salllës së Kuvendit të Shqipërisë është edhe vajza e kreut të Partisë Demokratike, Argita Malltezi.

Në një prononcim për mediat Malltezi ka bërë thirrje që të gjithë shqiptarët të bashkohen dhe se kjo që po bën aktualisht Partia Demokratike është një shërbim për të gjithë dhe aspak për Berishën.

Nga ana tjetër, ajo është shprehur se mundësinë për të qenë në krye të PD e ka patur gjithmonë ndërkohë që me zgjedhje të lirë ka bërë atë që është duke bërë aktualisht.

“Unë kam qenë shumë e hapur dhe në parim jam e hapur në ato që them. E vërteta është arma më e fortë e njeriut. Unë këtë mundësi e kam patur gjithmonë, por tani ky nuk është një moment për të synuar kryesinë por për të qëndruar.

Gjej rastin t’ju bëj thirrje shqiptarëve për tu bashkuar. Ata duhet të reagojnë, të qendrojnë dhe të vrasin frikën.

Berisha do ta udhëheq opozitën dhe siç ka treguar gjithmonë, ka treguar se ka plan tjetër dhe mundësi të tjera për të udhëhequr.”- tha Malltezi.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT