VIDEO / Më shumë policë sesa protestues, ja pamjet me dron nga protesta e Berishës

Ndërsa Kuvendi miratoi me 75 vota pro heqjes së imunitetit të Sali Berishës, jashtë kryesisë po mbahet një protestë e thirrur nga ish kryeministri. Siç shihet edhe nga pamjet me dron, kreu i Foltores është braktisur edhe nga mbështetësit e tij, pasi vihet re një prezencë shumë e vogël njerëzisht në protestë.

Sakaq, seanca e kësaj të enjteje, e cila zgjati disa minuta, u shoqërua sërish me tensione. Ndërsa deputetët i hapën rrugë kërkesës së SPAK për arrestimin e Berishës, opozitarët shkaktuan kaos.

Flamur Noka pati përplasje edhe me gardistët ndërsa ndezi sërish flakadanë në mes të sallës.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT