Berisha shkon në seli: Pa imunitet unë jam më i fortë! Ramës do t’ia bëj siç ia bëra Enver Hoxhës

Pas heqjes së imunitetit, Sali Berisha ka mbërritur në selinë e tij ku dhe ka mbyllur protestën me një grusht mbështetësish.

Edhe pse kishte premtuar se do t’i bindej vendimit të Kuvendit dhe SPAK, ai ka nisur rezistencën pa u prangosur ende.

Duke folur para protestuesve kryetari i Rithemelimit u shpreh se ndihet më i fortë se kurrë pa imunitet.

“Edi Ramës do t’ia bëjmë më keq sesa gjyshit të tij Enver Hoxhës”- tha Berisha edhe pse nuk e sqaroi se çfarë i ka bërë Enverit përveçse ka dalë foto me të.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT