Arrestin do e kryejë në shtëpi apo në seli? Berisha reagon nga selia e PD: O sot o kurrë…

Ish-kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar një mbledhje me deputetët e opozitës, pasi Kuvendi miratoi kërkesën e SPAK për arrestimin tij.
Në një prononcim për mediat pas mbledhjes, Berisha tha se biseda me deputetë është private, ndërsa theksoi se PD do të marrë çdo masë për t’i dhënë përgjigjen e merituar Edi Ramës.
“E patë, cilido që lexon procedurën dhe sheh një bandë antikushtetuese. PD do të marrë çdo masë për t’i dhënë përgjigjen e merituar Edi Ramës. Bisedat private nuk mund të jenë objekt…O sot o kurrë, nuk kam sekrete. Reagimi i deputetëve është i shkëlqyer”, tha ish-kryeministri.
I pyetur se nëse vendoset masë sigurie arrest me shtëpi, ku do të qëndrojë në shtëpi apo në zyrën e tij në selinë blu, Berisha duke qeshur tha: “Çështja do të diskutohet me avoketërit”.