“Mbyllni dyert e dritaret…”/ Sulmi tragjik në Pragë, email-i që paralajmëronte stafin e Universitetit (VIDEO)

Praga u trondit sot nga një sulm me armë, që u ka marrë jetën disa personave dhe ka plagosur dhjetëra të tjerë.

Sulmi ndodhi pranë godinës së një universiteti në qendër të kryeqytetit çek, teksa sipas mediave të huaja sulmi ka qenë i paralajmëruar. Sipas “Reuters”, një email i mbërritur në adresat e stafit të Universitetit në Pragë i paralajmëronte ata për sulmin.

Sipas medias prestigjoze, në këtë email shkruhej: “Qëndroni brenda, mos shkoni askund, nëse jeni në zyra, mbyllini ato dhe vendosni mobilet para derës, fikni drita.”

Deri më tani raportohet se nga të shtënat me armë në këtë universitet ka disa viktima dhe të plagosur, por ende nuk dihet numri i saktë. Sakaq, autori i cili duket se ka qëlluar me snajper, është ekzekutuar nga policia.

Universiteti Charles ndodhet në qytetin e vjetër të Pragës, rreth 500 metra nga ura historike “Charles Bridge”.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT