Arrest në burg apo arrest shtëpie, çfarë mase do të kërkojë SPAK për Berishën? Ja si përgjigjet Dumani

Kreu i SPAK, Altin Dumani, gjatë fjalës në takimin e punës së Qendrës për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes, theksoi se masa që do të kërkohet ndaj ish kryeministrit Sali Berisha për aferën e kompleksit ‘Partizani’, është në dorë të prokurorëve të çështjes, Enkeleda Millonai dhe Arben Kraja.
“Është në vlerësimin e prokurorëve. Prokurorët e çëshjes e dinë”, tha Dumani.
Këshilli i Mandateve i dorëzojë sot raportin duke i kërkuar Parlamentit të votojë pro dhënies së autorizimit të SPAK për arrestimin/ heqje lirie të ish kryeministrit Berisha.
Me 6 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Këshilli i Mandateve pranoi më 18 dhjetor kërkesën e SPAK për dhënien e autorizimit për arrestimin e ish-Kryeministrit Sali Berisha.