Lleshaj: Ka mbaruar historia e kanabisit në Shqipëri, e ardhmja jonë janë vlerat europiane

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka reaguar lidhur me operacionin anti kanabis të zhvilluar ditën e sotme në Krujë ku ranë në pranga 19 persona.
Përmes një reagimi në Twitter, Lleshaj shkruan se ky operacion është një tjetër goditje kundër krimit.
“Operacioni i madh policor kundër kanabisit sot në Krujë është një tjetër goditje e fortë që shpreh vullnet të palëkundur politik dhe kapacitete të plota operacionale. Për ata që ende s’e kanë kuptuar: ka mbaruar historia e kanabisit në Shqipëri. E ardhmja jonë janë vlerat europiane. Jo kanabisi! Respekt për angazhimin e Policisë së Shtetit!”, shkruan Lleshaj.
Policia e Krujës ka arrestuar 19 persona dhe ka shpallur në kërkim 7 të tjerë, të akuzuar për “kultivim të bimëve narkotike”. Në operacionin për arrestimin e të dyshuarve kanë qenë të pranishme edhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë.
Sipas Policisë, ky operacion, i cili u realizua pas 3 muajsh hetime ka lidhje me të tjerë të zhvilluar më parë në zonë, ku janë gjatë të cilëve janë arrestuar 27 persona dhe 2 janë shpallur në kërkim.