Vijnë në Shqipëri 350 mijë dokumentet ‘sekrete’: Çfarë ndodhi në periudhën osmane, nga fermani për Ali Pashë Tepelenën te urdhrat për pashallarët që të mos lejonin kthimin e arvanitasve

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave në Shqipëri ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me Drejtorinë e Arkivave në Stamboll, prej së cilës ka marrë plot 350 mijë dokumente që i përkasin periudhës osmane.

Drejtori i Arkivave, Ardit Bido, tha se këto dokumente janë shumë të rëndësishme, pasi hedhin dritë mbi historinë e panjohur të pushtimit osman në Shqipëri.

Sipas tij, në vazhdim do të vijnë nga Stambolli të tjera dokumente të kësaj periudhe dhe të gjithë historianët e studiuesit do të gjejnë gjithçka në Arkivat shqiptare.

“350 mijë dokumente kanë ardhur nga Stambolli. Dokumentet datojnë nga shekulli XV-XX. Dokumentet janë me rëndësi historike. Ndërkohë, shumë shpejt do të vijnë të tjera dokumente nga Turqia. Marrëveshja bashkëpunimi me arkivin e Stambollit.

Gjatë vitit 2016 u morën rreth 5 mijë dokumente. AKSH përmban sot tërësinë e dokumenteve pas pavarësisë, por edhe tërësinë e dokumenteve gjatë periudhës osmane. Është një mori e jashtëzakonshme dekumentare, që duhet të kalojë në një proces renditjeje. Nga fundit të vitit të ardhshme do jenë gati dokumentet për shfrytëzim.

Kjo bëhet për të pasur një pamje të qartë historike mbi ato gjëra që nuk ishin të qarta. Do kemi gjithë pasurinë kombëtare mbi periudhën osmane. Asnjë studiues s’do duhet të shkojë në arkiva të tjera, do t’i ketë të gjitha këtu për Shqipërinë në periudhën osmane. Dokumentet që kanë ardhur janë të njëjta me origjinalet. Asnjë dokument i periudhës osmane nuk është sekret, por janë dokumente që nuk i dinim deri më dje. Ju takon historianëve t’i analizojnë”, deklaroi Bido.

Dokumenti më i vjetër daton më 8 shkurt 1455 dhe është një regjistër që përfshin timare në Rumeli ku përfshihen dhe qytetet shqiptare si Prizreni, Janina dhe Elbasani.

Nderkohe qe mes tyre eshte edhe fermani me këshilla administrative që i është sjellë Ali Pashë Tepelenës për të siguar rregullin dhe qetësinë në kalanë e Pargës, Prevezës, Potrinit dhe Dubnicës, që u rimorën prej francezëve.

Po ashtu, një ndër dokumentet është edhe shkresa e përgjegjësit të Moresë, Ahmet Pashës, ku urdhërohet Kurt Pasha dhe pashallarët e tjerë për të mos lejuar kthimin e shqiptarëve të shpërngulur përsëri në More, pra arvanitasit.

Njoftimi i plote: 

Më shumë se 350 mijë fletë dokumente që datojnë nga shekulli i 15 deri në çerekun e parë të shekullit të XX mbi Shqipërinë dhe shqiptarët janë marrë nga Arkivi Qendror i Perandorisë Osmane me qendër në Stamboll në formë dixhitale, kjo falë marrëveshjes së bashkëpunimit që Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave ka me Arkivin Qendror të Stambollit për shkëmbimin e dokumenteve arkivore nga të dyja palët.

Kjo shumë përbën përafërsisht gjysmën e të gjithë dokumenteve që Arkivi I Stambollit ka mbi Shqipërinë dhe shqiptarët dhe që pjesa tjetër pritet të merret shumë shpejtë.

Pjesa më e madhe e tyre i përkasin shekullit 19 dhe 20, ku tregohet për zhvillimet për Shqipërinë e shqiptarët në Perandorinë Osmane, reformat, kryengritjet shqiptare dhe masat osmane për t’i shtypur ato, çështjet fetare, arsimore, ku madje trajtohet edhe çështja e shkrimit të gjuhës shqipe.

Dokumenti më i vjetër daton më 8 shkurt 1455 dhe është një regjistër që përfshin timare në Rumeli ku përfshihen dhe qytetet shqiptare si Prizreni, Janina dhe Elbasani.

Ndër materialet që arkivi ka marrë është edhe urdhëresa që u është dërguar mytasarifëve të Ohrit, Vlorës, Delvinës, valiut të Bosnjës dhe myteselimit të Podgoricës, për arrestimin e mutasarifit të Shkodrës Mahmut Pashës dhe vëllait të tij Ahmet Pashës, të Bushatllinjve, për shkak se kanë bashkëpunuar me kryengritësit shqiptarë dhe malazezë.

Në mesin e këtyre dokumenteve ndodhet edhe fermani me këshilla administrative që i është sjellë Ali Pashë Tepelenës për të siguar rregullin dhe qetësinë në kalanë e Pargës, Prevezës, Potrinit dhe Dubnicës, që u rimorën prej francezëve.

Po ashtu, një ndër dokumentet është edhe shkresa e përgjegjësit të Moresë, Ahmet Pashës, ku urdhërohet Kurt Pasha dhe pashallarët e tjerë për të mos lejuar kthimin e shqiptarëve të shpërngulur përsëri në More, pra arvanitasit.

Edhe pjesa tjetër e materialeve të tjera po ashtu janë shkresa, urdhëresa dhe fermane që japin një pasqyrë për zhvillimet politike dhe shoqërore të shqiptarëve nën Perandorinë Osmane, ndërsa ka edhe të dhëna biografike të Ismail Qemalit si nëpunës i administratës osmane.

Ky pasurim përbën përpjekjen disavjeçare të arkivit shqiptar. Më herët, gjatë vitit 2015 janë marrë përafërsisht 5 mijë fletë dokumente. Tashmë, janë marrë 350 mijë dokumente dhe po aq pritet të mbërrijnë Brenda këtij viti.

Në këtë mënyrë, AQSH përmban sot jo vetëm tërësinë e historisë dokumentare të Shqipërisë dhe shqiptarëve pas pavarësisë, por edhe të periudhës osmane, me përjashtim të dokumenteve pronësore.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT