“Nuk kishte alarm e asgjë”/ Flet inxhinierja: Ja pse zjarri në qendrën tregtare të Lushnjës mund të parandalohej

Zjarrfikësi kanë luftuar dhjetë orë me flakët të cilat përfshinë qendrën tregtare ‘Metropol’ në Lushnje rreth orës 14:40 minuta të së hënës së Krishtlindjeve. Qendra ndodhet mes dy godinave 12 katëshe, katet e sipërme të të cilave funksiononin si apartamente banimi.
Flakët u riaktivizuan në orët e vona të natës në katin e katërt ku ndodhej dhe një lokal veror me strukturë druri si dhe disa zyra të administratës. Mungesa e një autoshkalle e bënte të vështirë shuarjen e zjarrit ndërsa zjarrfikësit hodhën ujë nga kati i parë për në katin e katërt të qendrës që ishte duke u shkrumbuar.
E ftuar në “Shqipëria LIVE”, Deshira Mëna nga Unioni i inxhinierëve Shqiptarë deklaroi se godina e qendrës tregtare funjsiononte në kushte aspak normale. Ajo tha se në këtë qendrë, mungonin pajisjet për detektimi ne zjarrit, apo edhe sprucatorët e ujit, që mund ta parandalonin përhapjen e zjarrit.
“Kjo godinë funksiononte në kushte jo normale. Ngrihen dyshime për sistemin elektik të ndërtetës, pasi magazina ku kanë nisur flakët nuk ishte aktive, nuk kishte rezistencë, apo ngarkim rrjeti. Kjo tregon se instaliemt elektrike nuk janë ndërtuar në mënyrë për të përballaur ngarkesën e qarqeve të tjera elektrike që do vendoseshin në punë në atë godinë.
Po ashtu, duhet të ketë një pajisje që detekton zjarrin. Një pajisje që ndjen tymin me sensor. Nuk dëgjova asnjë nga banorët që ka qenë aty, që të kisthe dëgjuar një sinjal. Është e detyrueshme me ligj vendosja e pajisjeve për detektimi ne zjarrit. Në këto pajisje vendoset një tub, që sjell ujin, apo sensori kap tymin, e lokalizon menjëherë tymin sapo nis dhe nuk e lë të përhapet.”- tha ajo.