“Fati” i Berishës dhe PD-së në “dorë” të drejtësisë/ Gjithçka vendoset nesër

Duket se dita e nesërme do të jetë vendimtare për ish-kryeministrin Sali Berisha.

GJKKO do të vendosë nesër në lidhje me kërkesën e SPAK, e cila kërkon “arrest në shtëpi” për ish-kryeministrin, pas shtyrjes së seancës së sotme. Por po ashtu nesër, Gjykata e Lartë do vendoë dhe fatin e “vulës” së Partisë Demokratike. Teksa vetë Berisha nuk është deklaruar nëse do i njohë vendimet e gjykatave nëse janë kundër tij, deputetet e tij janë tashmë të organizuar.

Flamur Noka ka deklaruar se në orën 9:00 do të protestojnë para Gjykatës së Lartë dhe nëse “vula” do t’i jepet Bashës, aksioni opozitar do të intensifikohet edhe më shumë.

“Nesër do protestojnë në orën 9 para Gjykatës së Lartë. Gjykatat politike të regjimit autokratik prej dy vitesh ja kanë lënë vulën paligjshmërisht me urdhër politik të Edi Ramës.”-tha Flamur Noka.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT