Berisha kërkon përjashtimin e Irena Gjokës, zbulohet gjyqtarja që do të vendosi

Gjyqtarja Rudina Palloi do të shqyrtojë kërkesën e avokatëve të Sali Berishës për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka nga seanca që do të mbahet nesër (27 dhjetor) në GJKKO për caktimin e masës ndaj ish-kryeministrit.

Mësohet se përzgjedhja e saj është përcaktuar me anë të shortit.

Sipas avokateve Gjoka është shkarkuar në vitin 1996 në një kohë kur KLD-ja drejtohej nga Berisha në cilësinë e presidentit të kohës.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT