GJKKO “rrëzon” Berishën, Irena Gjoka mbetet gjyqtare e çështjes “Partizani”

GJKKO ka rrëzuar kërkesën e Sali Berishës për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka, me pretendimin se ka konflikt interesi pasi e ka shkarkuar vite më parë nga detyra.
“Personi nën hetim Sali Berisha nëpërmjet mbrojtësve të tij ka paraqitur kërkesën për përjashtimin e trupit gjykues që shqyrton kërkesën e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me objekt: zëvendësimin e masës së sigurimit.
Kjo kërkesë iu kalua për shqyrtim gjyqtarit të gatshëm, i cili në përfundim të gjykimit vendosi rrëzimin e kërkesës.”– thuhet në reagimin e GJKKO.
Ndërkohë po sot, GJKKO do të shqyrtojë kërkesën e SPAK, për ashpërsimin e masës ndaj Berishës, nga ‘detyrim paraqitje’, në ‘arrest shtëpie’.