Vendimi i Gjykatës së Lartë për PD-në/ Dhëndri i Sali Berishës: Të gjithë e dimë kush është blerë…

Dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi ka reaguar pasi Gjykata e Lartë nuk dha asnjë vendim për çështjen dhe vulën e PD, por dërgoi çështjen në Apeli.
Me anë të një postimi në Facebook, Malltezi shprehet se në Shqipëri janë mbi 70 parti politike që janë në opozitë, përveç Partisë Socialiste.
“Në Shqipëri ka mbi 70 parti poetike, të gjitha (përveç PS) në letra janë në opozitë. Në realitet të gjithë e dimë kush bën opozitë e kush është blerë qoftë nga Rama apo Soros, kush përballet e kush fshihet, kush është peng e kush i lirë e i pashantazhueshëm”, shkruan Malltezi.
Kujtojmë se Gjykata e Lartë vendosi që ta rikthente në Apel çështjen për pronësisnë e vulës dhe siglës së Partisë Demokratike.