SPAK shkeli ligjin me masën ndaj Berishës? Altin Dumani: S’mund t’i japim Kuvendit kompetenca që nuk i ka

Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani komentoi edhe vendimin e SPAK, për Sali Berishën, duke thënë se vendimet e prokurorisë janë konfirmuar në të dyja shkallët e gjyqësorit.

Në përgjigje të pyetjes nëse ka pasur qëndrime të ndryshme lidhur me kërkesën për “Detyrim Paraqitje” për Sali Berishën, sikundër edhe juristët janë ndarë nëse do duhej apo jo autorizim nga Parlamenti, Dumani komentoi veprimet që ka kryer SPAK.

“Nuk mund t’i japim Kuvendit kompetenca kushtetuese kur nuk i ka. E kemi diskutuar. Është diskutuar edhe me drejtuesin e prokurorisë. Kërkesa është lënë në fuqi nga të dyja shkallët, edhe ajo e parë edhe nga Apeli”, tha Dumani gjatë një takimi informal me gazetarët.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT