VIDEOLAJM / Partia Demokratike feston Vitin e Ri, Lulzim Basha shfaqet si DJ

Partia Demokratike po feston këtë mbrëmje Vitin e Ri. Dhe, kryetari i saj Lulzim Basha duke se ka marrë rolin e DJ-t.

Në disa video të publikuara në rrjetet sociale nga deputeti demokrat Kreshnik Çollaku, Basha shihet pranë DJ-t duke kënduar dhe kërcyer.

Demokratët e asaj që njihet si PD-ja zyrtare janë mbledhur në një nga baret e kryeqytetit dhe po festojnë teksa po lënë pas një vit jo dhe aq të mbarë për forcën politike në të cilën bëjnë pjesë.

Zgjedhjet lokale të 14 majit i humbën, PD vijon të jetë e ndarë në disa grupime dhe së fundmi janë bërë edhe zotime se ndoshta muaji i parë i 2024 do t’i gjejë disi më të bashkuar.

Belind Këlliçi deklaroi mbrëmjen e së mërkurës se po punohet për një bashkim të Rithemelimit me grupimin e Gazment Bardhit. Ai foli për një bashkim të demokratëve jo vetëm si Grup Parlamentar, por edhe në struktura në fillim të janarit.

Deri atëherë, teksa demokratët e Bashës festojnë Vitin e Ri, ata të “Rithemelimit” po presin me sytë nga SPAK për masën e sigurisë që do të jepet për liderin e tyre Sali Berisha.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT