Ali Ahmeti: Komandant Talat Xhaferi do të jetë kryeministri i parë shqiptar i RMV-së

I ftuar në ‘Opinion’, Ali Ahmeti bëri me dije se kryeministri shqiptar i Maqedonisë së Veriut do të jetë komandant Talat Xhaferi, i cili është ndërkohë kryetar i Parlamentit të Maqedonisë së Veriut.

Kur do e kemi kryeministrin shqiptar?

Ali Ahmeti: Më 28 Janar.

Dhe kush do jetë?

Ali Ahmeti: Talat Xhaferi.

Talat Xhaferi? Komandant Talat Xhaferi?

Komandant Talat Xhaferi.

Maqedonisë do t’i vesh për kryeministër një komandant të UÇK-së?

UÇK ka nënshkruar marrëveshje me NATO-n në 2001 që demobilizohet dhe uniforma e UÇK-së mbetet monument i kujtesës historike, e ka çdo ushtar, me një garancë të fuqishme që nuk do të keqpërdoret…

Ndërsa Talati do të mbetet monument i aktualitetit?

Ali Ahmeti: Talati më 28 Janar votohet nga parlamenti i Maqedonisë së Veriut për kryeministër që do të drejtojë qeverinë deri në zgjedhjet e ardhshme.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT