Berisha sulmon Fatos Nanon: Kishte vjedhur 10 milionë euro, s’krahasohet me Jamarbrin

Në konferencën për shtyp, Sali Berisha u pyet nga gazetarët nëse ka lidhje me arrestimin e Fatos Nanos aso kohe. Berisha tha se Fatos Nano nuk ka pasur asnjë akuzë nga qeveria e PD, edhe pse sipas tij, ka zhdukur miliona euro ndihma italiane për shqiptarët.
Në procesin e privatizimit të klubit Partizani, në kuptimin e njohjes, kthimit, parablerjes së objekteve, nuk ekziston asnjë firmë e vetme e Sali Berishës. Në të gjithë këtë proces nuk ekziston një zyrtar i vetëm i penalizuar se ka shkelur ligjin, i akuzuar se ka shkelur ligjin dhe janë këta 30, 50 më shumë të të dy anëve, të PS kur kanë qenë në pushtet dhe të PD. Asnjë zyrtar. Ekzistojnë të gjitha turpet dhe pafytyrësirat të ish-xhelatit të policisë sekrete të Enver Hoxhës dhe asaj prokurores me lidhje obskure me Taulant Ballën. Së fundmi, mori edhe një autorësi edhe Dumani i partisë, i cili dëshmoi se për atë jo Kushtetuta, por statuti i partisë është ligji themelor i shtetit.
Ndaj dhe janë gjëra të pakrahasueshme.–tha Berisha.