Meta: 13 tetori në fuqi, dekretet i shqyrton Kushtetuesja dhe jo Rama

Presidenti i Repubikës, Ilir Meta, ka folur për mediet italiane lidhur me krizën e thellë politike në Shqipëri.
“Ilir Meta po përjeton momentin më të ndërlikuar që kur u zgjodh president në vitin 2017, përplasja institucionale me kryeministrin Edi Rama arriti kulmin në qershor kur, megjithë vendimin e presidentit për të shtyrë zgjedhjet administrative me një dekret, qeveria ka vendosur t’i kryejë ato pa partitë e opozitës duke nxitur protesta të shumta dhe vetëm 23% e votuesve shkuan në votime”, shkruan “ilgiornale.it”.
Më tej, Kreu i Shtetit Shqiptar thekson se nëse nuk do të kishte nxjerrë dekretin për shtyrjen e zgjedhjeve të 30 qershorit, do të kishte qenë e pashmangshme një përplasje mes dy fraksioneve politike.
“Nëse nuk do të kisha nxjerrë dekretin për të shtyrë zgjedhjet në 13 tetor, një datë jo rastësore sepse procesi i pranimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë Veriore në Bashkimin Evropian diskutohet më 18 tetor, do të kishte qenë e pashmangshme një përplasje mes dy fraksioneve politike.
Ndërsa unë veproja sipas Kushtetutës, përgjegjësia e kryeministrit ishte që ai nuk e kuptonte që zgjedhjet e mbajtura në këtë mënyrë ishin problem për negociatat. Zgjedhjet e qershorit nuk ishin as kushtetuese, as ligjore, as legjitime. Vetëm gjykata kushtetuese mund të sfidojë dekretin e Presidentit, e fatkeqësisht veprimtaria e kësaj gjykatë është pezulluar nga vullneti i kryeministrit Rama.
Për të kuptuar parregullsinë e këtij procesi zgjedhur, mjafton të themi se në të 61 bashkitë në të cilat u votua fituan socialistët sepse nuk kishin asnjë kundërshtar, si gjatë regjimit komunist”, thekson Presidenti.