“Do iu dalë nga ‘hundët’ çdo përpjekje”/ Rama flet për katet pa leje: Duhet ta kenë të gjithë parasysh këtë…

Kryeministri Edi Rama ka komatuar ditëne sotme gjatë konferencës së fundvitit katet shtesë të ndërtesave pa lejen e posaçme.
Gjatë fjalës së tij Rama u shpreh se të gjitha këto do “tju dalin” nga hundët, ndërkohë sipas tij “të gjithë duhet ta kenë të qartë kush bën një metër katror shtesë do e paguaje sa frëngu pulën edhe do I dalë nga hundët cdo përpjekje për të përfituar atë që nuk i takon”.
“Sot, pash ecurinë e procesit të konfiskimeve të pallateve shtesave të paligjshme për të cilat u bë një zhurmë e shoqëruar edhe me hamendësime e shpifje, më vjen mirë t’ju them se ka nisur arkëtimi I parave në arkën e shtetit nga procesi i ndëshkimit të ndërtuesve që kanë kapërcyer katet pa leje. 3.5 mln euro deri tani janë arkëtuar nga 5 objekte, janë 4 të tjera që pritet të vijojnë pagesat presim 10.5 milionë euro në arkën e shtetit.
Do paguajnë si frëngu pulën cdo metër katror pa leje, janë 15 objekte në proces do vijohet me masat e tjera që parashikon ligji për konfiskimin. Falë këtij veprimi agresiv, shohim një disiplinim jashtëzaknisht të mirëpritur të punimeve të ndërtimit dhe nuk konstatohen më shkelje të kësaj natyre. Të gjithë duhet ta kenë të qartë kush bën një metër katror shtesë do e paguaje sa frëngu pulën edhe do I dalë nga hundët cdo përpjekje për të përfituar atë që nuk i takon,” tha Rama.